Lecce hesht ‘San Siron’ në minutën e fundit – nuk ka fitore për Milanin

0
17

Milanin nuk po e ndihmon as Stefano Pioli.

Skuadra e Milan nuk ka arritur të kthehet në rrugën e fitores, as në ndeshjen kundër Lecce, shkruan lajmi.net.

‘Rosoneri’ kanë luajtur baras para tifozëve të tyre, duke ndarë pikët me Lecce, me rezultatin 2:2.

Milan kaluan të parët në epërsi, me anë të Hakan Calhanoglu, kur luhej minuta e 20’ e takimit.

Mysafirët reaguan në pjesën e dytë me golin e Khouma Babacar për të vendosur balancën, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Pioli arritën të shënojnë edhe një herë me anë të polakut Piatek, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 81’, por përsëri nuk arritën të mbajnë epërsinë.

Një goditje e jashtëzakonshme e Marco Calderoni nga jashtë zonës e la pa mundësi Donnarumman, për të marrë një pikë për skuadrën e tij.

Me këtë rezultat, Milan numëron 10 pikë në pozitën e 12-të të tabelës, kurse Lecce ka 7 pikë në pozitën e 15-të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here