Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

0
64
Ashtu siç kishte njoftuar Ministria e Infrastrukturës, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë para pak minutash është lëshuar për qarkullim të automjeteve.

Këtë e ka konfirmuar   Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Rikujtojmë, se rruga ishte bllokuar prej një kohëzgjatje 3 orë për shkak të rrëzimit të një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.

Ndryshe, Shefi i shërbimit emergjent në Spitalin e Ferizajt, dr. Skender Fazliu ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë punëtorë, ku njëri nga ta kishte marrë lëndime më të rënda trupor, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Indeksonline.

“Personi i parë që është sjellë është i nacionalitetit turk, ai është në gjendje stabile, i ka kryer të gjitha tretmanët, tash mendojmë për me lëshuar për në shtëpi. Një është i lënduar rëndë, i cili është i komunitetit shqiptar, ai do të transportohet për në Qendrën Emergjente, për konsulta të mëtutjeshme, të kirurgut torakal dhe neurokirurgut. Është stabil për jetë. Kanë qenë edhe katër persona tjerë, kryesisht kanë pasur lëndime të duarve, fraktura, të cilat nga ana e ortopedit janë imobilizuar, do të trajtohen në shtëpi”, tha Fazliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here