Limaj të rinjve: Kthejuni zanatit, shteti ju mbështet

0
58

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me të rinjtë e Nismës në Gjakovë, gjatë të cilit ka thënë se dy nga gjërat më të rëndësishme për të cilat sot e ka filluar këtë tur, janë arsimimi dhe vetëpunësimi.

Kryetari Limaj ka thënë se rinia sot duhet ta ketë një ëndërr kolektive dhe që ajo duhet të jetë shtetndërtimi i Kosovës, pasi që ëndrrat individuale nuk kanë sjellë rezultate asnjëherë.

Limaj foli për Qendrën e arsimit profesional dhe vetëpunësimin.

“Sot kemi të rinjë që nuk kanë asnjë zanat. Nuk mundet me qenë një fëmi më i keq ose më i mirë, me dallu kush e kryen fakultetin, kush nuk e kryen fakultetin. Një vajzë a një djalë të mirë e përcakton karakteri, respekti, puna, angazhimi, sjellja etj. Nuk na ka falë Zoti krejtve me kry fakultet, po zanat mundemi me marrë secili. Djem e vajza kthejuni zanatit. Shkoni aty ku ju mbështet shteti. Ne jemi të gatshëm me iu mbështet”, porositi të rinjtë kryetari Limaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here