LVV’ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme

0
26

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për moscertifikimin e pesë kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

Përfaqësuesi ligjor Blerim Sallahu ka thënë se besojnë që kjo Gjykatë do të marr vendim të favor të ankesës së VV’së.

Sipas tij, vendimi i PZAP’së është në kundërshtim me ligjin.

“Sot LVV’ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP’së, lidhur me moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e  PZAP’së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor. Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP’ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Në të kundërtën sipas Sallahut në rast edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e VV’së, kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese poër të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, ka thënë ai.

Mes pesë kandidatëve nga VV’ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Deni-Murtezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here