Mali i Zi vendos 20 mijë euro gjobë kundër pirjes së duhanit në mjediset e mbyllura

0
12

Mali i Zi nga sot ka në fuqi ligjin e ri kundër pirjes së duhanit në hapësira publike.

Nga sot në Mal të Zi hyn në fuqi ligji sipas të cilit kushdo që bën shkelje duke tymosur duhan në ambient të mbyllur do të gjobitet me 20 mijë euro, raporton “RTCS”.

Ligji, sipas së cilit ndalohet konsumimi i duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveç në kazino, ishte votuar edhe në parlament më 31 korrik.

Me kalimin e ligjit nuk do të jetë më e mundur pagesa e taksës shtesë që në një pjesë të objektit të lejohet konsumimi i duhanit.

Por, ekziston mundësia e  caktimit të një hapësire të veçantë të cilën pronari, por edhe shfrytëzuesi, mund ta përdor për atë qëllim. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here