Man Utd kërkon fitoren e radhës ndaj Aston Villës, formacionet e mundshme

0
27

Sot nis xhiroja e gjashtë në kampionatin anglez.

Manchester United e pret në “Old Trafford” Aston Villën nga ora 13:30.

Gjiganti anglez është duke kaluar në një formë pozitive, andaj synojnë që të mbajnë këtë ritëm edhe sot.

Pas pesë xhirove të para, “Djajtë e Kuq” kanë 13 pikë në pozitën e tretë, kurse Aston Villa ka shtatë sosh në vendin e 10.

Marcua Rashford do të mungojë edhe në këtë duel për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa tek Villa mungesat kryesore do të jenë të Axel Tuanzebe e Leon Bailey shkaku i lëndimeve.

Manchester United llogaritet favorit të marr tre pikët e radhës, por Aston Villa ka dëshmuar që është ekip i papërshtatshëm për gjigantët e anglez.

Formacioni i mundshëm i Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, Pogba; Ronaldo

Formacioni i mundshëm i Aston Villës: Martinez; Mings, Hause, Konsa; Cash, Luiz, Nakamba, McGinn, Young; Ings, Watkins 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here