Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria bien dakord të punojnë për çështjet që bllokojnë bisedimet me BE-në

0
55

Kryeministrat e rinj të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të martën të përpiqen të kapërcejnë problemet që e shtynë Sofjen të bllokojë fillimin e bisedimeve të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Shkupit.

Dimitar Kovaçevski, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut të hënën, tha se ai dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov kishin rënë dakord qw punonin pwr bisedimet të përmirësonin marrëdhëniet midis vendeve të tyre, shkruan Reuters.

Petkov, i cili mori detyrën muajin e kaluar, tha se ishte ” optimist i madh” në lidhje me shanset që ata të arrinin rezultate.

Bullgaria refuzoi në vitin 2020 të miratojë kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe gjuhën, por përballet me presion nga aleatët e saj perëndimorë në BE për të qenë më fleksibël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here