Marsida Jukni (Marsi) këngëtarja bukuroshe nga Shkodra së shpejti me surpriza

0
27

Marsida Jukni e lindur dhe e rritur në Shkodër, me një kulturë dhe formim artistik tipik shkodran, ku spikat ajo pjesa e humorit dhe ruajtja e dialektit të vendlindjes, gjë që e vëren sapo të bisedosh me të. Marsida ose siç e thërrasin familja dhe rrethi shoqëror Marsi është një nga ato vajza që me modesti gjatë një interviste për këngën dhe pasionet e saj, padashje zbuloi se ishte konkurrente dhe fituese e disa çmimeve në spektakle bukurie dhe modelingu.

Marsida ishte konkurrente në spektaklin Miss Pavarësia 2020 i cili u mbajt në qytetin e Prizrenit Kosovë, në këtë spektakël Marsida Jukni u kurorëzua Me çmimin “MISS PERSONALITETI”. Marsida tha më tej gjatë intervistës , se ka punuar dhe me modeling ku dhe e gjen veten më së shumti, por shkak i kohës dhe i angazhimeve të tjera për momentin nuk ka vazhduar më tej, por ajo theksoi se në një të ardhme të afërt do të vazhdoi pasionin e saj të modelingut.

Kurse për pasionin e saj për muzikën Marsida e vazhdon në Zvicër ku jeton dhe vepron. Ajo tha se është duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe ndoshta do jetë një duet me një këngëtar të njohur Shqiptar. Deri atëherë ne i urojmë suksese artistes bukuroshe Marsida Jukni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here