Martesë në kohën e Covid-19, ceremonia e çiftit në Izrael kryhet me sallën bosh

0
13

Koronavirusi ka paralizuar gjithçka por jo dëshirat e njërëzve. Një çift I ri në Jeruzalem kanë mundur të zhvillojnë ceremoninë e tyre martesore, edhe pse pa prannë e miqve, të cilët i ndoqën dhe I uruan nëpëmjet telefonit.

Roni Ben-Ari dhe Yonatan Meushar janë të sapomartuar dhe ky është kërcimi I tyre I parë. Në një sallë bosh, si pasojë e situatës me koronavirusin, dhendri dhe nusja kanë vetëm-njëri tjetrin ndërsa miqtë e tyre po I ndjekin live nëpermjet telefonit. Dasma e tyre, ashtu si edhe shumë aktivitete të tjera, u anullua si masë nga qeveria izraelite për të shmangur përhapjen e covid 19, por kjo nuk e pengoi çiftin të zhvillonin ceremoninë në pranine e vetëm disa familjareve.

Kjo ceremoni martese hebreje çiftit iu ofrua falas nga menaxheri i lokalit të dasmave në Jeruzalem.

“Ishte ndryshe nga sa kishim imagjinuar .. por është e përsosur,” tha Ben Ari.

Ky ambient është vënë në dispozicion të çifteve të reja, dasmat e të cilëve janë anuluar për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të luftuar. koronavirus.

Nusja 26-vjeçare dhe burri i saj, 36 vjeç janë nga Kibbutz Kalya, një zonë afër Detit të Vdekur, ishin duke planifikuar të martoheshin të enjten e kaluar, por iu desh ta anullonin ceremoninë pasi Izraeli kufizoi grumbullimet brenda ambienteve të mbyllura për 100 persona një ditë më parë. Ata prisnin afro 260 të ftuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here