MASHT: Fëmijët e kthyer nga Siria, kthehen në shkollë në shtator

0
14

Fëmijët kosovarë të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, do të fillojnë mësimin në muajin shtator, ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Esat Sahiti.

“MASHT në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe komunat ofron edhe mësimin në qendrën korrektuese dhe burgjet e Kosovës, tashmë nga Ministria e Punëve të Brendshme i kemi edhe të dhënat për numrin e të kthyerve dhe ne do të hartojmë një plan detal dhe presim ose garantojmë, që në shtator të gjithë fëmijët e kthyer do të integrohen në sistemin arsimor”, tha zëvendësministri Sahiti, përcjell rel.

Në një tryezë të organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, është diskutuar për integrimin e shtetasve kosovarë të kthyer nga zona e konfliktit të Sirisë.

Blerim Rama, i cili udhëheq me Drejtorinë Kundër-terrorizmit në Policinë e Kosovës, tha se sfidat që po paraqitën tani, pas kthimit të tyre, janë sigurimi dhe përdorimi i provave të procedurës penale, për veprimet që shtetasit kosovarë kanë kryer në zonën e konfliktit në Siri.

Në prill të këtij viti, 110 qytetarë të Kosovës, duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë u kthyen nga Siria në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here