Mbretëresha Elizabeth u shtrua në spital, kjo është gjendja e saj

0
21

Mbretëresha Elizabeth e kaloi natën në spital pasi anuloi detyrat zyrtare.

Mjekët e dërguan mbretëreshën për t’u vizituar nga specialistët në Londër. Më vonë Buckingham Palace tha se Madhëria e saj doli nga spitali dhe ishte në “gjendje shpirtërore të mirë” pas qëndrimit të saj në spital.

Besohet se ekipi mjekësor vendosi të rekomandonte shtrimin e saj në spital për “arsye praktike”.

Kjo është hera e parë në 8 vjet që mbretëresha shtrohet në spital.

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, Mbretëresha shkoi në spital të mërkurën pasdite për disa analiza paraprake dhe u kthye në Kështjellën Windsor sot (e enjte) në drekë dhe është në humor të mirë,” -thuhej në deklaratën e Pallatit.

Besohet se kjo është vetëm hera e pestë që ajo shtrohet në spital në 40 vjet.

Të Mërkurën Madhëria e saj anuloi një udhëtim 2-ditor në Irlandën e Veriut me këshillën e mjekëve. Shqetësimet nga publiku për shëndetin e saj u ngritën fillimisht kur ajo filloi të përdorte një shkop për të ecur këtë muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here