Më i riu që vdiq në 24 orët e fundit nga COVID ishte një 52-vjeçar, kjo është mosha e 19 viktimave

0
67

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar numrin e rasteve të reja dhe të vdekjeve nga COVID-19.

IKSHPK ka publikuar edhe moshat e viktimave, ku nga 19 persona sa kanë vdekur, më i riu ishte një 52-vjeçar nga Skenderaj.

“ Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç). ]”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu brenda 24 ore janë konfirmuar 711 raste me COVID-19.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here