ME RASTIN E DITËS SË PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË

0
44

Deklarate

Më 15 janar të vitit 1999 ndodhi një ndër masakrat më të tmerrshme që kishte përgatitur Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë. Masakra ndaj civilëve shqiptarë të Reçakut i dëshmoi botës se Serbia nuk e kishte ndërmend të hiqte dorë nga realizimi i projektit të gjenocidit. Pikërisht akti gjenocidar i kryer në Reçak, mobilizoi qendrat vendimmarrëse në marrëdhëniet ndërkombëtare, që t’i japin fund njëherë e përgjithmonë politikës që kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb.

Sot, më 15 janar, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtojmë civilët e vrarë 21 vjet më parë në fshatin Reçak, përkujtojmë të gjitha viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Celinë në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999.

Qendra“GjenocidinëKosovë–PlagëeHapur”dotëvazhdojëangazhimetevetanëdydrejtime me qëllim që :

  1. E vërteta për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë të pranohetbotërisht,
  2. Të ngadhënjejë drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit, për ata mijëra fëmijë, gra, pleq, plaka dhe shqiptarë të të gjitha moshave që u vranë mizorisht nga forcat e armatosura të Serbisë, për ato dhjetëra mijëra femra shqiptare të përdhunuara seksualishtdhepërposhtërimetqëujanëbërërreth1milionshqiptarëvetëdëbuar nga vatrat etyre.

Gjenevë, më 15 janar 2020

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here