Mediet serbe thonë se Berlini dhe Brukseli japin miliarda euro dhe “veriun e Kosovës”!

0
30

Pakoja politike, ekonomike dhe e investimeve do të jetë pjesë e një marrëveshjeje që Bashkimi Evropian do të ofrojë si një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Plani që po krijohet nën shkopin e Berlinit zyrtar është në të vërtetë përgjigjja e Bashkimit Evropian ndaj marrëveshjes që Presidenti serb Aleksandar Vucic nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë në prani të Donald Trump. Kështu thekson e përditshmja serbe Telegraf e afërt me autoritetet qeveritare të Serbisë duke ngritur spekulime  të bazuara si gjithnjë në burime diplomatike ndërkombëtare. “ Shkalla është ngritur dhe qasja ndaj Serbisë ka ndryshuar. BE, por mbi të gjitha Berlini, është i vetëdijshëm për faktin se Amerika po merr drejtimin. Prandaj, po punohet shumë për të krijuar një ofertë të re. Tani për tani, siç është dëgjuar nga qarqet evropiane, Serbisë do t’i ofrohet një paketë ekonomike me vlerë disa miliardë euro, e cila do të ishte e destinuar kryesisht për investime. Berlini ka në plan të shkojë një hap më tej dhe të dalë me një ofertë politike që do të reduktohet në një ofertë që Serbisë t’i përkasë veriu i Kosovës dhe në këmbim të njohjes së pavarësisë të pjesës tjetër të Kosovës – thonë burimet e së përditshmes serbe Telegraf.

Ata shtojnë se sipas kësaj ideje, Brukseli do të duhet të bindë Prishtinën sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur detyrimin nga marrëveshja e nënshkruar shtatë vjet më parë:

– Thjeshtuar, formimi i Bashkimit të Komunave Serbe do të ishte hapi i parë. Ne menjëherë do të kalonim në fazën dy, e cila do të ishte pjesë e marrëveshjes së ofruar nga BE dhe autonomia më e gjerë e mundshme do të sigurohej për Asociacionin e komunave serbe, siç është ajo që ka Republika Srpska. Ndryshe nga Republika Serbe , me këtë marrëveshje, AKS do të merrte të drejtën për të organizuar një referendum për disa vjet dhe të vendoste nëse do të bashkohej me Serbinë, që do të thotë se Berlini dhe Brukseli bien dakord për një lloj ndarjeje që do t’i jepte Serbisë veriun e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here