Merkel injoron Thaçin, ky orientohet kah Franca e Austria

0
41

Presidenti Hashim Thaçi, pas acarimit të raporteve me Gjermaninë e Kancelares Angela Merkel, ka orientuar interesimin e tij për raporte të ngrohta me presidentin francez Emmanuel Macron. Ndonëse Franca është shteti mik që vetë më së paku përkrah liberalzimin e vizave, Thaçi beson se Macron do të dalë e do t’u kërkojë vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që ta përkrahin heqjen e vizave për kosovarët.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili është ftuar në kremten e presidencës franceze për nder të 100 vjetorit të përfundimit të luftës së Parë Botërore, në konferencën për media që e mbajti sot në Paris, foli për liberalizimin e vizave.

Njeriu që ka premtuar për një dekadë liberalizimin e vizave, sot në Paris u shpreh skeptik se çështja e heqjes së vizave do të mund të hyjë në agjendën e Bashkimit Evropian muajt në vijim, shkruan Gazeta Express.

Por, Thaçi ka besim te presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i shtyjë vendet e Bashkimit Evropian që ta përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Afërsia që po e tregon Presidenti Thaci me presidentin francez, pasi ka ftohur krejtësisht raportet me Gjermaninë, sic duhet e ka bërë shefin e shtetit të harrojë qasjen që Franca ka ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në fillim të shtatorit, Parlamenti Evropian votoi propozimin për heqjen e vizave për kosovarët.

Nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që konsiderohen shtete mike, Franca ka votuar me shumicë votash kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nga 67 deputetë që ishin të pranishëm në Parlament, 43 kanë votuar kundër, 22 e kanë mbështetur propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën dhe 2 prej tyre kanë abstenuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here