Mësohet agjenda e plotë e takimit të qeverive Kosovë –Shqipëri

0
19

Qeveria e Shqipërisë ka publikuar agjendën e plotë të mbledhjes së  Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë , e cila do të mbahet të premten duke filluar nga ora 11:30.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se delegacioni i Republikës së Kosovës është planifikuar të arrijë në ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahet mbledhja.

Në fund të mbledhjes, pas prezantimit të marrëveshjeve dhe nënshkrimit të tyre pritet që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për medie e planifikuar të mbahet në ora 13:00.

Ndryshe, përfaqësues të bizneseve një ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive kanë thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë të nënshkruajnë më marrëveshje të reja, por të zbatojnë ato që janë arritur deri më tani.

Në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, e cila është e gjashta me radhë dhe e cila është paraparë të mbahet nesër në Tiranë, janë paraparë të nënshkruhen 15 marrëveshje mes njëra-tjetrës.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Panxha thotë se përkundër marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë që Kosova të jetë pjesë e minishengenit për integrim rajonal, Kosova duhet të ketë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë.

AGJENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve) 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here