Mësohet kombësia e djemve të vegjël që e përdhunuan bashkë 18-vjeçaren në park

0
15

Tre 14 vjeçarë dhe dy 12 vjeçarë, djem të rinj bullgarë janë të dyshuar, se të premten në mbrëmje (5 Korrik) në Mülheim an der Ruhr (Mylhaim an der Rur) kanë përdhunuar një vajzë të re në pyll. 12-vjeçarët nuk kapin moshën e dënimit, kurse njëri nga 14 vjeçarët ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikshmërisë. Zyra e kujdesit për minorenët në Mülheim ishte përpjekur të hënën të bisedonte me familjet e 12 vjeçarëve. Por ofertat për ndihmë nuk janë pranuar nga ata.

Volker Wiebels, zëdhënës i bashkisë së Mülheimit shpjegon në një intervistë për Deutsche Welle: “Një gjë mund të thuhet në përgjithësi. Nuk ka rrezikim të mirëqenies së fëmijës. E drejta e edukimit është tek prindërit, ose ka mbetur tek njëra palë (pjesërisht ka prindër të ndarë). Ne si bashki japim mbështetje, ka masa të ndryshme, ku mbështeten familjet si të tëra, por ka edhe masa parandaluese të qeverisë së landit.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here