Milaim Zeka: Këtu kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror

0
348

Deputeti nga partia NISMA, Milaim Zeka, ka thënë se fakti që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nuk është ndonjë gjë e re në Kosovë.

“Që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nga pushteti nuk është ndonjë gjë e re. Këtu kujtdo që i teket mund ta shantazhoi një prokuror”.

Kur është pyetur për vdekjen e aktivistit të ndjerë të VV-së, Astrit Deharin, ai ka thënë se qëllimisht janë shkatërruar provat për Astritin.

“Të gjithë e njohim familjen Dehari. E njohim edhe angazhimin e Astritit”.

“Qarqe të ndryshme brenda për brenda, qëllimisht i kanë shkatërrua provat për Astritin dhe qëllimisht kemi ardhur në këtë situatë ku jemi sot”.

Këto komente ai i bëri në Klan Kosova.

Ai ka thënë se për të treguar pjekuri institucionale, pas rastit Dehari, do të duhej të jepnin dorëheqje ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës.

“Dy dorëheqje të menjëhershme do të duhej të vinin. Ministrja e drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here