Milan Šufflay, martiri i albanologjisë i vrarë nga qarqet serbe

0
69

Fusha a albanologjisë dhe studiuesit e kësaj dege, ka nxjerrë ndër dekada shumë emra të shquara me një kontribut të jashtëzakonshëm.

Por, një ndër personazhet më të njohur që p agoi me jetën e tij për të vërtetën dhe dashurinë ndaj shqiptarëve, është kroati Milan Šufflay (Milan Shuflaj) i cili si sot më 1931 ndërroi jetë pasi natën e kaluar ishte sulmuar nga të rinj anëtarë të organizatës Young Yugoslavia, të cilët kishin marrë miratimin e autoriteteve policore dhe ishin porositur nga Beogradi.

Por aq kohë sa Milan Šufflay shkroi, veprat e tij mbi popullin shqiptar dhe faktin që është autokton në trojet e veta, t ronditi qarqet serbo-sllave të cilat e kërcënuan në disa raste albanologun, transmeton lexo.com.al.

Ajo që i dha s htysën finale v rasjes së tij konsiderohet vizita e tij 8-ditore në Shqipëri në janar të vitit 1931, rreth 1 muaj nga e kzekutimi. Kjo vizitë u konsiderua ka a rmiqtë e tij a nti-shqiptarë si pika që derdhi gotën e p ërplasjes të vërtetës me nacionalizmin f als serbo-sllav.

Autorët e k rimit m akabër, goditën Milan Šufflay me sende të forta duke i t hyer k afkën dhe duke i shkaktuar v dekjen e n gadaltë një ditë më vonë. Kjo ishte një h umbje tragjike e një miku që ndali së e kspozuari të vërtetën historike dhe lajmi i vrasjes së tij u përhap në të gjithë median botërore të kohës, ndërsa shumë intelektualë dhe shkencëtarë reaguan gjithashtu.

Fatke qësisht, albanologjia humbi një njëri të ndritur që la në mes disa vepra të rëndësishme, ndërsa sot institucionet tona nuk tregojnë respektin ekuivalent të s akrificës së tij s ublime. Vetëm para disa vitesh, ish Presidenti Alfred Moisiu e dekoroi atë pas vdekjes me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, ndërsa Ambasada shqiptare në Zagreb ka themeluar Certifikatën e Meritës “Milan Shuflaj”, për të nderuar personalitete, institucione apo organizata që japin kontribut të spikatur për forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë./Lexo.com.al/e.c.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here