Ministria e Financave deklarohet për kartonin e gjelbër, mbulimi i kostos do të bëhet për këto automjete

0
67

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkëatdhetarët, do të jetë i mundur vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.

Sipas kësaj ministrie, policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet.

Njoftimi i plotë:

Përmes kësaj komunikate, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e sheh të nevojshme të sqarojë për të gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare. 

Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra:

(i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit.

Vlen të theksohet se policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së.

Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare.

Me respekt nga:

Zyra për Komunikim Publik

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here