Moderatorja ia ngatërron emrin me deputetin e LVV’së, ky është reagimi i Arban Abrashit

0
19

Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit ia kanë ndërruar sot emrin me deputetin e LVV’së, Artan Abrashin.

Derisa ishin në komunën që udhëhiqet nga LVV’ja në Prizren, ministri i LDK’së është thirrur nga moderatorja për një fjalë rasti në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë.

Megjithatë, moderatorja ia ka ngatërruar emrin ministrit, duke iu referuar si Artan Abrashi, pra në emër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij gabimi turma ka reaguar duke e përmirësuar moderatoren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here