Molliqaj: Drejtësia për Astrit Deharin do t’na e lehtësojë dhimbjen

0
29

Me rastin e 3 vjetorit të vdekjes, në Prishtinë përmes një marshi paqësor është kërkuar të vendoset drejtësi për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ka ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ndërsa përveç marshit, kreu i VV’së, Albin Kurti, së bashku me aktivistë të tjerë e familjarët e të ndjerit, kanë bërë homzhe tek varri i Astrit Deharit.

Varrin e Deharit sot e kanë vizituar edhe disa shokë të tjera të cilët rrugëtimin e tyre politikë e kanë vazhduar ndaras nga Vetëvendosje.

Dardan Molliqaj së bashku me anëtarë të tjerë të PSD’së kanë bërë homzhe tek varri i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen për humbjen.

Molliqaj përmes një shkrimi në profilin e tij ka thënë se vendosja e drejtësisë për rastin e vdekjes së Deharit do t’ua lehtësonte dhimbjen.

“Asnjëherë nuk do të shërohet dhimbja për humbjen e Astritit. Drejtësia për të do t’na e lehtësojë dhimbjen, porse vuajtja e mungesës së shokut tonë, do t’na përcjellë gjatë gjithë jetës”, ka shkruar Molliqaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here