Momenti kur Daçiqi e humb arsyen në OKB dhe fyen Kosovën, SHBA-të e Britaninë

0
34

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiq, e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Po ashtu, Daçiq, me fjalët që ka përdorur ka fyer edhe SHBA-të e Britaninë e Madhe duke i quajtur kolonialistë.Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiq kishte shkuar tek ambasadorja e Çitaku e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike. Siç duket edhe në video, Daçiq bërtet duke fyer ambasadoren Çitaku e cila edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Ata me të cilët je dukë qëndruar janë kolonialistët tuaj”, citon Çitaku të ketë thënë Daçiq teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here