Moshat e 24 të vdekurve nga koronavirusi

0
21

Në 24 orët e fundit në Kosovë vdiqën 24 persona si pasojë e koronavirusit, gjithashtu 357 rezultuan pozitivë me këtë virus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, ndërsa  numri i rasteve aktive në vend është 15.835.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe grup-moshat e 24 viktimave të fundit. Dy nga viktimat i takojnë grup-moshës 40-49 vjeç.

Siç njofton MSh, 8 persona i takojnë grupmoshës 80 vjeçare, 7 viktima janë të moshës 70-79 vjeç, 3 viktima janë të moshës 60-69 vjeç, 4 viktima janë të moshës 50-59 vjeç dhe 2 viktima janë të moshës 40-49 vjeç.

Sa i përket gjinisë së viktimave, 18 janë meshkuj dhe 6 femra.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

“Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar tutje MSh. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here