Mustafa: Ata që e kultivuan korrupsionin e nepotizmin të shkojnë në lavazh të pastrohen

0
17

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar akuza ndaj atyre që thotë se e kultivuan korrupsionin dhe nepotizmin e se tash po thonë se mund ta luftojnë atë.

Mustafa ka thënë se ata “duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen brenda e jashtë”, e “jo të qeverisin me Kosovën”.

Ndonëse nuk ka përmendur asnjë subjekt politik në këtë postim, kujtojmë se PDK-ja ka nisur një fushatë parazgjedhore me “prioritet – luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”.

Postimi i plotë:

Jo, jo!
Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.

Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here