Mustafa: Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën

0
24

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni. Ai ka shtuar se VV ende e ka mandatarin të cilit duhet të ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Mustafa ka shtuar se ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA’së, Richard Grenell.

‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk  mund të themi se nuk është pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit’’, tha ai.

‘’Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA’së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijat ndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësosht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, shtoi ai.

Mustafa thotë se organet e brendshme të LDK’së kanë marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK’në. Ai ka shtuar se nuk kanë asnjë informatë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai për këtë thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në këtë bisedë Mustafa thotë se Grenell ka premtuar që SHBA’ja nuk do të imponohej. Ai ka shtuar se LDK nuk do të përkrahë marrëveshje për shkëmbim territoresh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here