Mustafa thotë se marrëveshja nuk po bëhet për shkak të parimeve

0
13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosja nuk po bëhet për shkak të parimeve.

“Bëhet fjalë për parime, jo a po lëshon pe apo nuk po lëshon pe”, është shprehur Mustafa.

Sipas të parit të LDK’së, nëse për qellim është kapja e shtetit, marrëveshja do të bëhej brenda natës.

“Ne po të donim t’i kapnim disa ministri, ne marrëveshjen e kishim kryer moti. Ose nëse Vetëvendosja po të dëshironte ta kapte shtetin, do ta bënte marrëveshjen brenda natës”, ka thënë Mustafa në RTK.

“Edhe ne edhe ata po ndiqemi përmes parimeve”, ka përfunduar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here