Nagavci thotë se nëse nuk bëhet qeveria vendi shkon në zgjedhje

0
78

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.

Nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se nëse nuk arrihet koalicioni, atëherë vullneti i qytetarëve duhet të kthehet sërish tek ata

“Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo, duke rikujtuar se kanë dal të parët në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndryshe, dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e  kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here