NASA publikon pamje të reja nga ulja e “Perseverance”

0
15
Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka publikuar së fundmi një video mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars.

Në pamje duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.

Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero.

“Perseverance” u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here