Ndërron jetë Koço Devole, ishte i intubuar në spitalin Infektiv prej ditësh

0
31

Aktori i madh i humorit ka ndërruar jetë sot në mëngjes. Ai ndodhej në gjendje të rëndë i intubuar pasi rezultoi i infektuar nga Covid 19. Sëmundjet e tjera shoqëruese si leukemia ia vështirësuan gjendjen dhe pas 4 ditëve në intubim ndërron jetë.

Koço Devole ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare. Devole për dekada të tëra ka qenë fytyra e humorit shqiptar, njeriu që na dha buzëqeshjen në kohë të vështira por edhe në demokraci. 

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA. Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli” Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite.

Ai nuk ishte vetëm actor por edhe scenarist dhe regjisor. Me një nga skeçet e tij më brilante, atë të deputetit po e kujtojmë më poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here