Ndryshime në listën e Shqipërisë, Reja zëvendëson Hysajn

0
11

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se trajneri Edy Reja e ka zëvendësuar Elseid Hysajn e lënduar me Hysen Memollën në listën e ekipit kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor.

Napoli e konfirmoi dje se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pësoi një thyerje të Sterumit gjatë dëmtimit që pati në ndeshjen kundër Torinos, e cila u mbyll me rezultatin 0-0, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi ra me kokë pas një përplasjeje me Cristian Ansaldin, dhe nga analizat me rreze X ju gjet edhe fraktura që kishte. Teksa flitet që mund të mungojë të paktën 20 ditë, akoma nuk ka diçka zyrtare për mungesën që mund të ketë.

Por një gjë është e sigurtë, në ndeshjet e kombëtares kuqezi kundër Turqisë dhe Moldavisë ai nuk do të jetë. Për këtë arsye trajneri Reja e ka zëvendësuar atë me mbrojtësin 27-vjeçar Memolla.

“Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga FSHF-ja.

“Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do ti bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 tetor”.

Mbrojtësi 27-vjeçar luan në Finlandë për Kokkolan. Ai po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa ka shënuar 2 gola në 4 paraqitjet që ka bërë për ekipin e tij këtë sezon.  Megjithëse në rolin natyral luan në krahun e majtë, Reja është bindur se Memolla është zgjedhja e duhur për ndeshjet e ardhshme në Grupin H për kualifikimet në EURO 2020. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here