Në ujësjellësin e një qyteti amerikan gjenden mikrobe që e hanë trurin e njeriut

0
23

Banorët e qytetit Lake Jackson, që gjendet në Teksas të Shteteve të Bashkuara, janë paralajmëruar rreth përdorimit të ujit të ujësjellësit pas gjetjes së një lloji të mikrobit që e ha trurin e njeriut dhe mund të jetë vdekjeprurës.

Përmes testimeve u konfirmua se në sistemin e ujësjellësit të këtij qyteti është gjetur mikrobi Naegleria fowleri. Ky mikrob mund të shkaktojë një infeksion në tru që zakonisht përfundon në mënyrë fatale.

Megjithatë, ky lloj infeksioni është i rrallë në Shtetet e Bashkuara. Nga viti 2009 deri në vitin 2018 janë raportuar vetëm 34 raste të tilla, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët lokalë në Lake Jackson thanë se janë duke i dezinfektuar rezervat e ujit, por shtuan se nuk e dinë sa do të zgjasë procesi.

Tetë komunitete në Teksas u njoftuan të premten në mbrëmje që të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për asgjë tjetër përpos për pastrim të tualetit. Të shtunën, paralajmërimi u hoq për të gjitha vendet tjera përpos qytetit Lake Jackson, ku jetojnë mbi 27,000 njerëz.

Autoritetet thanë më vonë se njerëzit mund të fillojnë ta përdorin ujin, por duhet ta vlojnë atë para se ta pijnë. Nga banorët u kërkua që të marrin edhe masa tjera, përfshirë mosfutjen e ujit në hundë gjatë pastrimit.

Më të rrezikuarit nga prania e këtij mikrobi në ujë, sipas autoriteteve lokale, janë personat e moshuar, fëmijët dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here