Nesër mbahet akademi përkujtimore për Adem Demaçin

0
26

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës kanë njoftuar se nesër organizohet akademi përkujtimore për Adem Demaçin.

“Më 26.07.2019, në orën 12, organizohet AKADAMI PËRKUJTUESE në njëvjetorin e ndarjes nga ne të Heroit kombëtar Adem Demaçi në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në akademinë përkujtimore për Demaçin, do të paraqiten fragmente të jetës, të veprimtarisë dhe të krijimtarisë letrare, si dhe mendime e vlerësime për figurën dhe veprën e Demaçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here