Nga sot fillon transmetimi i online i mësimeve në gjuhën turke dhe boshnjake

0
42

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga sot (30 mars), do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore edhe për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake.

“Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube edhe ne gjuhet turke dhe boshnjake/”, thuhet në njoftim.

MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here