Nga sot studentët e UP-së do të marrin pjesë në aktivitete të Qeverisë jashtë vendit

0
29

Prej sot, studentët e Universitetit të Prishtinës do të marrin pjesë në aktivitete të Qeverisë të Kosovës, ndërsa kjo e fundit do t’iu ofrojë mbështetje për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Kështu u bë e ditur sot, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Zyrës së Kryeministrit dhe Universitetit të Prishtinës – Parlamentit Studentor, për nder të 12 Gushtit “Ditës Botërore të Rinisë”.

Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani tha se marrëveshja e nënshkruar sot ishte e domosdoshme për të dyja palët, pasi përmes saj studentët bëhen pjesë e aktiviteteve të Qeverisë.

Ai tha se liria e lëvizjes po i pamundëson të rinjve të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm.

“Qeveria e Kosovës zotohet se do të përkrahë të rinjtë në samite ndërkombëtare, do të përkrahë zhvillimin e aktiviteteve, kampanjave dhe fushatave sensibilizuese. Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë duke lëvizur lirshëm në Evropë”, tha ai.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Edon Nishori bëri të ditura pikat për të cilat kanë rënë dakord me Zyrën e Kryeministrit.

“Thelbësore është edhe krijimi i bibliotekave të zhurmshme në UP, ku studentët të mund të kryejnë të gjitha punimet seminarike, prezantimet duke mos dalë përtej këtij kampusi”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here