Nis punën Radio UP

0
36


Rektori Dema u shpreh krenar që ky kanal i ri komunikimi, do u shërbejë studentëve për të praktikuar punën e tyre

Studentët e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik, tani e tutje do kenë radion e tyre.

Kjo e fundit pati transmetimin e parë të enjten, ku edhe e zhvillua me disa nga studentët.

E rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema u shpreh krenar, që ky kanal i ri komunikimi, do u shërbejë studentëve për të praktikuar punën e tyre gjatë studimeve për gazetari dhe fusha të tjera.

Ndërsa Profesori i Departamentit të Gazetarisë, Milazim Krasniqi ka thënë se merita për këtë ditë, kanë pothuajse të gjithë profesorët e asistentët e këtij departamenti.

Krijimi i  radios po vlerësohet shumë edhe nga studentët, të cilët pritet t’i bashkangjiten tregut të punës.

Radio UP do ketë përmbajtje arsimore edukative, por edhe argëtuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here