Nis takimi mes Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel

0
28

Kosova e Serbia nga sot kthehen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, gati pas dy vjetëve bllokadë. Kosovën e përfaqëson kryeministri Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Vuciq.

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE’së), ku do ta takojë presidentin serb, Aleksandër Vuciq me ndërmjetësim të europianëve.

Hoti po  shoqërohet atje nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi.

Kryeministri ka arritur në takim pak minuta pas orës 16:00.

Në takim si ndërmjetësues nga ana e BE’së është përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here