Një 44 vjeçare u vra dje – Haxhiu: Ata që neglizhuan rastin të largohen nga sistemi i sigurisë

0
593

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi një grua u vra dje në kryeqytet nga bashkëshorti i saj.

Sipas Haxhiut institucionet përgjegjëse të cilat, siç raportoi Gazeta Express, ishin në dijeni për rastin, dështuan të kryenin punën e tyre. Ajo kërkon largimin e tyre nga përgjegjësitë e tilla.

“Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private por është përgjegjësi shtetërore!’, shkroi Haxhiu nw Facebook.

“Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre!”, shtoi ajo.

Shkrimi i plotw i Haxhiut nw Facebook:

Edhe një grua u vra dje nga ish bashkëshorti dhe sipas medieve thuhet se e ndjera kishte denoncuar dorasin në polici me 3 mars të këtij viti.

Sikur institucionet të vepronin me kohë sipas përgjegjësive që kanë, do të mund të parandalohej krimi i rëndë ndaj të ndjerës.

Edhe sa gra duhet të vriten në mënyrë që institucionet të reagojnë kundrejt këtyre veprimeve kriminale?

Neglizhenca duhet të ndëshkohet. Nuk mund të vazhdohet tutje kësisoj sepse dhuna në familje NUK është çështje private por është përgjegjësi shtetërore!

Ata që neglizhojnë rastet e tilla, duhet të largohen nga sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. Nuk mund të ketë vend në sistem për ata që nuk kryejnë detyrat e tyre!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here