Njihuni me artistin Denns dhe projektin e tij më të ri

0
17

Deri tani ai ka 1 album e secili projekt me videoklip ku pritet të lansohet çdo muaj nga një. E kemi fjalën për super talentin Denns, emri artistik pasi emri i plotë është Denis Vaiti, por edhe para se të merrej me muzikë të gjithë e thirrnin Denns. Artisti është me origjinë nga Gostivari por jeton edhe në evropë. Ndërsa ai sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor me titull “Pronto” ku vjen në duet me Gedda një këngëtar i ri( ku ai është në menaxhim të tij e do ketë dhe një duet tjetër me të), e ky projekti ka edhe një klip të përshtatur mjaft mirë nga Ali Rami, ndërsa kënga është punuar nga Xhenty në Tiranë, e ku për menaxhimin, marketingun dhe sponsorizimin e këngës është nga U.O- Leo Bau GmbH.

Që në ditët e para të lansimit kënga po ecën mjaft mirë, e vetë Denns është i kënaqur me krejt punën e bashkëpunëtorëve. Artisti muzikën e ka nisur si hobi e tani dalëngadalë po kthehet në profesion pasi po punon me shumë profesionistë e në mënyrë profesionale. Denns i pëlqen bashkëpunimet e nëse do të ishte një duet me një artiste ajo të ishte Tayna.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here