“Non-paper” slloven që ndryshonte kufijtë në Ballkan, ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje: E kisha në fiok

0
52

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko tha se ‘non paper’, dokumenti jozyrtar  diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike ekziston ende.

Inzko, i cili nuk është paraqitur në media që pas largimit nga posti i Përfaqësuesit së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, ka dhënë një intervistë për mediat sllovene se ky ‘non-paper’ është në sirtarin e tij që gati katër vjet.

“Non-paper-i i famshëm për ndryshimin e kufijve në Ballkan, të cilin disa e inkurajuan në Slloveni, është në sirtarin tim për gati katër vjet”, tha Inzko në një intervistë të tij për mediat sllovene.

Një faksimile e intervistës në të cilën Inzko bën këto pretendime është publikuar në profilin e tij në Twitter nga kryeministri slloven Janez Jansa, i cili u spekulua si autor ose bashkëautor i këtij dokumenti.

Kujtojmë se në prill të vitit të kaluar dokumenti u publikua fillimisht nga media sllovene, nën autorësinë e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansa  e në adresë të presidentit të Këshillit Europian Charles Michell, si një propozim mbi trajtimin e problematikave në rajon pasi Sllovenia të marrë Presidencën e BE-së në korrik. 

Duke qenë se ishte një dokument diplomatik jozyrtar që synonte të komunikonte pikëpamje dhe iniciativa të ndryshme pa karakter zyrtar, ai nuk kishte as nënshkrim.

Ekzistenca e këtij dokumenti është mohuar nga kryeministri slloven dhe anëtarët e Këshillit Evropian dhe i gjithë rasti, duke gjykuar nga deklaratat e fundit të ish-përfaqësueses së lartë, ende nuk ka marrë epilog.

Share Now

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here