Nxënësit 12-vjeçarë detyrohen t’iu përgjigjen pyetjeve në shkollë për alkool, seks e vetëvrasje

0
22

Disa prindër, të pakënaqur u mblodhën pasditen e kësaj dite, duke mohuar të jenë në dijeni se kush i përpiloi pyetjet ku një testi për alkool e seks iu nënshtruan nxënësit 12 vjeçarë.

Rasti ndodhi në shkollën ”Faik Konica”, e këtij pyetësori që u fotografua nga nxënësit e klasës së shtatë, ata iu përgjigjën pa lejen e prindërve, paraditen e së premtes.

“A pini më shumë se 5 cigare në ditë?”, “A keni qenë shumë i dehur në 30 ditët e fundit?”, “A mendoni për vdekjen dhe vetëvrasjen?

Një test i tillë ishte mbajtur edhe më parë në këtë shkollë në prill të këtij viti, e megjithatë drejtoresha e shkollës nuk e njeh personin që ju bëri këto pyetje nxënësve. 

Përveç drejtoreshës, edhe kujdestarja mohon të ketë qenë në dijeni të kësaj ndodhie. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here