Organizimi i zgjedhjeve do të varet nga vendimi i Brukselit për datën

0
13

Njohësit e çështjeve politike thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ashtu siç kërkon opozita maqedonase do të varet nga vendimi i Brukselit për ta caktuar datën ose jo për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, shumica parlamentare konsideron se pas mbylljes së kontesteve me fqinjët dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO vendi të gjithë energjinë duhet ta orientojë në zhvillimin e ekonomisë.

Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë shprehet optimist se Brukseli në këtë tetor do të japë dritën jeshile për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe me këtë thotë se vendi do të përkushtohet në realizimin e reformave dhe jo organizimin e zgjedhje të parakohshme.

“Mendoj se caktimi apo moscaktimi datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE do të ketë ndikim edhe në proceset e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërkesën e opozitës që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Në rast se Brukseli do të caktojë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut normalisht se nuk pritet që pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por ajo që nevojitet është fokusim në realizimin e reformave dhe përgatitjen e po të njëjtave negociata” thekson Neziri.

Nga ana tjetër, politologu maqedonas Petar Arsovski, për Radion Evropa e Lirë, thotë nga arsyeja që do të imponojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të varet edhe ajo se kujt do t’i shkojnë më shumë për shtati zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pushtetit që thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje ose opozitës e cila në vazhdimësi e ka kërkuar një gjë të tillë.

“Në këtë moment, se kush do të përfitojë më shumë nga organizmi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të varet nga narrativi se çka do të jetë ajo që do të imponojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.

“Nëse caktohet datë për fillimin e negociatave dhe njëherësh Maqedonia tani më po bëhet anëtare e NATO-s, kjo do t’i shkojë më shumti për shtati pushtetit. Por, nëse zgjedhjet imponohen si rezultat i krizës nëse Maqedonia nuk arin të marrë datë për fillimin e negociatave, atëherë kjo gjë do t’i shkojë për shtati opozitës”, thotë Arsovski.

Ai vlerëson se nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim atëherë do të intensifikohen aktivitet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Para organizmit të zgjedhjeve të parakohshme pritet të pësojë ndryshime dhe modeli zgjedhor për çka nga dikasteri i drejtësisë thonë se duhet të arrihet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here