Osmani: LDK-ja nuk do të jetë inicuese për shkarkimin e Glauk Konjufcës

0
36

LDK-ja nuk do të jetë iniciuese për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Këtë e la të kuptohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Ajo para gazetarëve tha tutje se është optimiste për një marrëveshje me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës.

Kujtojmë se LDK ka dërguar tashmë ofertën e saj përfundimtare në drejtim të VV-së.

Ajo përfshinë shkarkimin ose dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit të Glauk Konjufcës, si dhe garancitë që posti i presidentit të propozohet nga LDK.

Kundër një oferte të tillë tashmë ka dalur haptaz Vetëvendosje ndërkaq që negociatat janë në periudhë ngecjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here