Osmani në Bruksel në takim me ministrat e punëve të jashtme të BE-së

0
40

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të punëve të jashtme të BE-së, ku janë të ftuar edhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga MPJ, diskutimi strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës janë dy temat qendrore që do të trajtohen në këtë takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Këshilli fillimisht do të zhvillojë një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor, pastaj për angazhimin e BE-së në zbutjen e ndikimit të agresionit rus në Ukrainë, pas çka do të vijojë diskutim mes Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Në margjinat e Këshillit, Osmani do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilze Juhansone, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here