Pacolli: Kosova do ta kujtojë gjithmonë Srebrenicën – momentin tragjik të historisë njerëzore

0
25

Ministri për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot ka kujtuar përvjetorin e 24-të të masakrës të Srebrenicës, ku tha se Kosova qëndron afër me Srebrenicën dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë këtë moment tragjik të historisë njerëzore.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka thënë që do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të marrim masa për të parandaluar mohimin e genocidit të Srebrenicës.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sot ne përkujtojmë gjenocidin e Srebrenicës. Ne kujtojmë dhe nderojmë mijëra burra dhe djem të pafajshëm që u masakruan nga forcat serbe në BiH.
Përpjekjet për të rishkruar historinë duhet të kundërshtohen. Mendimet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave.

Kosova qëndron afër me Srebrenicën dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë këtë moment tragjik të historisë njerëzore.

Do të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të marrim masa për të parandaluar mohimin e genocidit të Srebrenicës si pjesë e Ligjit për Mohimin e Krimeve të Luftës, sipas praktikës evropiane.

Ky do të jetë kontributi ynë për të kujtuar viktimat dhe për të treguar të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Kosova që ka përjetuar krimet e tmerrshme të regjimit të Beogradit do të kërkojë gjithmonë drejtësi për viktimat. Kjo është një nevojë. Beogradi duhet të përballet me krimet që ka kryer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here