Pacolli publikon fotografi nga shtëpia ku komenton orën policore: Unë u mbylla në shtëpi…

0
43

Kryetari i Aleancës Kosovar e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka komentuar vendimin e qeverisë për orën policore si masë kundër Covid-19.

Masat e reja kundër Covid-19, përshirë edhe orën policore hynë në fuqi sonte.

Pacolli ka thënë se është mbyllur në shtëpi për ta respektuar këtë vendim të qeverisë.

“Filloi ora policore në Kosovë. Unë u mbylla në shtëpi… ju si po e kaloni?”, ka shkruar Pacolli.

Ora policore fillon nga ora 22:00 deri në 5:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here