Pacolli reagon pas deklaratës së QUINT’it, thotë se Kosova i ka kushtet e saj për dialog

0
13

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Prishtina zyrtare është e gatshme si gjithmonë për tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

“Politika e jashtme e Kosovës ka qenë gjithmonë e koordinuar dhe në përputhje me pozicionin e partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë që nga fillimi i viteve ’90. Shtetësia jonë është e bazuar në orientimin tonë perëndimor dhe ne mirëpresim angazhimin e treguar nga të gjitha vendet e Quint së bashku për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova gjithmonë ka qëndruar e përkushtuar të vazhdojë dialogun dhe ne kemi qenë të gatshëm të rifillojmë bisedimet, por ishte Serbia që la karrigen e saj të zbrazët dhe provokoi incidente dhe agresion kundër Kosovës vazhdimisht”, ka shkruar ai në Facebook, pas një kërkese të shteteve të QUINT-it për rinisje të dialogut dhe heqje të taksës ndaj produkteve serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here