Pal Lekaj viziton Komunën e Kaçanikut

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi komunën e Kaçanikut, ku prit nga kryetari i kësaj komune Besim Ilazi.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin  projekteve të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë si dhe tejkalimin e pengesave të cilat janë paraqitur si dhe  projektet që do të kryhen në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj theksoi se do t’i përkrahë projektet e infrastrukturës rrugore të komunës së Kaçanikut.

Pas këtij takimi ministri Lekaj e vizitoi edhe fshatin Kovaçe, në pjesën ku ka rrëshqitur toka pas punimeve që janë duke u zhvilluar për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”.

Lekaj iu premtoi banorëve të këtij fshati se pas mbledhjës së të dhënave nga ana e komisionit do të dalin veprimet konkrete.​

Posto nje koment

Please enter your comment!
Emri juaj ketu