Pamje: Aeroplani i madh ushtarak futet mes ndërtesave nëpër qytet

0
24

Pamjet e aeroplanit të forcave ajrore australiane, C–17, duke fluturuar në lartësi të ulët e duke u futur mes rrokaqiejve i ka lënë gojëhapur personat që e panë fluturimin e pazakontë.

Aeroplani u incizua të enjten në Brisnbane përderisa po kryente një fluturim praktikues në lartësi të vogël, shkruan Daily Mail.

Banorët e qytetit ishin lajmëruar paraprakisht për këto fluturime, por përsëri, shumë prej tyre mbetën të habitur nga mjeti gjigant. Një amerikan shkroi në rrjete sociale se ky fluturim ia kujtoi sulmet e 11 shtatorit.

Disa thanë se fluturimi nuk ishte aq i rrezikshëm sa duket në video, sepse aeroplani ka fluturuar mbi lumin që kalon nëpër qytet e jo buzë ndërtesave, siç krijohet përshtypja në pamje të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here