Pas suksesit historik në Botërorin e CS:GO, vjen një tjetër lajm i madh për djelmoshat e Bad News Eagles

0
37

Djelmoshat e ekipit kosovar Bad News Eagles ishin protagonistë në javët e fundit.

Ata e bënë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror të CS:GO duke arritur deri në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022, që u mbajt në Belgjikë.

Dhe, lajmet e mira për ta nuk kanë të ndalur, shkruan “Gazeta Express”.

Nga përditësimi i listës së ekipeve më të mira në botë nga HLTV, ekipi kosovar BNE është futur në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë.

Më saktësisht, nga vendi i 26-të, djelmoshat e artë kosovarë përfunduan në atë të 20-të pas freskimit të renditjes.

Pas paraqitjes bravuroze në turnetë e CS:GO, ekipi që e bëri historinë – Bad News Eagles, i la prapa në renditje ekipet e mëdha të këtij sporti. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here